Stafi Administrativ

Stafi Administrativ

Ali Luzha

Drejtor 

Ali Luzha, i lindur më 20 dhjetor 1960 në fshatin Begracë, Komuna e Kaçanikut, është arsimtar dhe drejtor shkolle në Kosovë. Ai ka filluar punën si arsimtar në vitin 1982 në Shkollën Fillore "Vëllazërimi" në Kaçanik të Vjetër dhe ka punuar në SHFMU "Tefik Qanga" në Ferizaj deri në vitin 2019. Në shtator të vitit 2019, u emërua drejtor i SHFMU "Rizah Matoshi" në Nikadin.
Ali Luzha ka diplomuar në Universitetin e Prishtinës si arsimtar i matematikës në vitin 1983. Ai ka kryer shumë trajnime në fushën e mësimdhënies dhe udhëheqjes arsimore. Është veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ka qenë anëtar i Këshillit Komunal të Ferizajit.
21432860_1531078043602696_5891231349459274862_n

Liman Zagraxha

Zv.Drejtor 

Unë jam Liman Zagragja, i lindur më 12.06.1960 në fshatin Pozhoran, Komuna e Vitisë. Fillova shkollimin në fshat deri në klasën e V-të dhe pastaj vazhdova në SHFMU "Tefik Çanga" në Ferizaj. Mbarova shkollën e mesme në vitin 1979 në drejtimin e Udhëheqësit Turistik.
Pasi përfundova studimet në SHLP "Gjevdet Doda" në Prizren për Gjuhë dhe Letërsi Angleze në vitin 1983, u punësova si mësues i gjuhës angleze në SHFMU "Tefik Çanga" në Ferizaj. Pasi kam shërbyer në ushtri, riktheva në detyrën time si mësues në shkollë. Në vitin 2010-2011, mora titullin Bachelor në Gjuhë dhe Letërsi Angleze. Tani kam një përvojë pune prej 40 vitesh në SHFMU "Tefik Çanga", ku kam qenë anëtar i pleqësisë së shkollës para luftës dhe anëtar i Këshillit Drejtues. Që nga data 01.11.2023, ushtroj detyrën e zëvendësdrejtorit në këtë shkollë.